Kapet hajduti i banesave në Kuçovë

582
Sigal

Policia e Kuçovës zbardh një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë dhe arreston autorin e shpallur në kërkim  për këto ngjarje.

Pas një hetimi disa mujor në pranga ka përfunduar Erion (Anxhelo) Qamirani, 22 vjeç, banues në Perondi, e dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet e kryera hetimore dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer vjedhjen e disa banesave në Kuçovë, konkretisht:

•Në datat 20.10.2017 dhe 02.03.2018, në lagjen “1 Maj”, Kuçovë, në banesën e shtetasi Y.K, 41 vjeç, dyshohet se ka vjedhur një sasi eurosh dhe ka tentuar të vjedhë një televizor plazma.

•Në datë 04.02.2018, në lagjen “1 Maj”, Kuçovë, në banesën e shtetasit Sh.A, 63 vjeç, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

•Në datë 02.03.2018, në fshatin Perondi, Kuçovë, në banesën e shtetasit M.T, 63 vjeç, dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një dekoder.

•Në datën 18.03.2018, në fshatin Perondi, Kuçovë, në banesën e shtetases Q.K, 74 vjeçe, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri floriri.

Për shtetasin e lartpërmenduar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal nr.14 datë 27.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.