Kapet drogë në një furgon të Malit të Zi në Kapshticë, arrestohet 46-vjeçari

427
Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në pikën kufitare të Kapshticës. Droga u gjet në një mjet tip furgon, me targa MNE AE 066, që udhëtonte nga Mali i Zi, përmes Shqipërisë drejt Greqisë gjatë procesit të skanimit.
Sigal

Furgoni nuk ishte i ngarkuar me mallra, ndërsa droga ishte e fshehur në shasinë e mjetit. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi malazez, Dragoyub Konatar, 46 vjeç.