Kapet drogë e madhe në Shkodër, furgoni ishte plot me kanabis. Dy në pranga

539
Policia e Shkodrës ka kapur pak më parë një furgon të mbushur plot me drogë kanabis sativa.
Burimet thanë se makina e tonazhit po lëvizte në aksin Shkodër -Han i Hotit.
Ende nuk dihet sasia e kanabisit që është gjetur në furgon.
Dyshimet e para janë që droga të kishte destinacion Malin e zi e më pas Europën.
Operacioni është vërë nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.
Dy persona mësohet se janë të arrestuar.
Sigal