Kapet drogë e madhe në Korçë, i dyshuari i ikën policisë

582
Një sasi e madhe droge janë kapur në Korçë, ku në pranga është vënë një person.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se janë sekuestruar 686 kilogramë kanabis sativa në një shtëpi në Bulgarec të Korçës.
Ndërsa pronari i banesës 45-vjeçari me inicialet K. G., i ka ikur policisë, duke u shpallur në kërkim.
“Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa”, sqaroi policia.
Sigal