Kapet banda e grabitësve në Itali, dyshohet se janë shqiptarë

426
Sigal

Grabitjet dhe vjedhjet e ditëve të fundit në Itali kanë alarmuar jo vetëm tregtarët dhe qytatarët, por edhe policinë. Gjatë natës së kaluar pas një aksioni të suksesshëm është bërë e munduar prangosja e njërit prej anëtarëve të bandës, e njohur ndryshe si “banda e BMW së zezë”.

Sipas mediave italiane, i arrestuari që ka tmerruar bizneset në zonën Barit dyshohet se është nga zona e Cassano. Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, anëtarët e kësaj bande kishin planifikuar për ta vjedhur një dyqan në zonën e Capursos, por ndërhyrja në kohë e karabinierëve bëri që plani i tyre të dështonte.

Në këtë moment anëtarët e kësaj bande tentuan të largohen në këmbë, por kjo përpjekje rezultoi e kotë pasi ranë në duart e ushtarakëve. Sipas raporteve të publikuara nga mediat italiane dyshohet se anëtarët e kësaj bande janë të gjithë me origjinë shqiptare, por  ky version nuk është konfirmuar ende në rrugë zyrtare.