Kapet 1650 kg drogë në portin e Barit, kamioni vinte nga Durrësi, pranga 2 shqiptarëve

459
Në portin e Barit është sekuestruar një sasi droge e ngarkuar në një kamion që vinte nga Shqipëria, si dhe janë arrestuar dy shtetas shqiptarë. Policia italiane bën me dije se kamioni ku është gjetur droga vinte nga Durrësi dhe kishte si destinacion rajonin e Lombardisë. Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se 1650 kg drogë ishin fshehur mjeshtërisht në mes të një ngarkese me panele drusore që transportonte kamioni.

Hetuesit dyshuan fillimisht nga mënyra se si ishte sistemuar ngarkesa dhe nga shqetësimi që kanë shfaqur dy shoferët, duke thelluar kontrollin me një skanim me rreze X, duke gjetur sasinë e drogës. Për këtë janë vënë në pranga një shqiptar 53-vjeç dhe një tjetër 26-vjeç, në lidhje farefisnie me njëri-tjetrin. Nëse sasia e drogës do ishte hedhur në treg, trafikantët do kishin fituar 16 milionë euro.
Sigal