Kapen shqiptarët, vodhën banesat e futbollistëve të njohur, tentuan edhe shtëpinë e deputetes

463
Sigal

Një bandë hajdutësh shqiptarë që vidhnin shtëpi luksoze futbollistësh është shkatërruar në ditët e fundit nga policia greke.

Fillimisht në pranga kanë rënë një grua dhe burrë shqiptar të moshës 34 dhe 35 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e grupit që kryente vjedhje.

Të arrestuarit përpara se të merreshin me grabitje kishin punuar në duaralumin.

Një oficer i sektorit të sigurisë në Atikas tha se “Ky ishte një avantazh që ata të vepronin shpejt dhe pa mundim”

Midis viktimave të vjedhjes ishte edhe një deputete greke e Demokracisë së Re, Sofia Voultepsi si edhe një pronar i njohur i anijeve në jug.

Midis viktimave ishin edhe futbollistë të huaj të Olimpiakos.

Banda ishte e specializuar në hapjen e dritareve të dyerve dhe ballkoneve pa shumë mundime.

Më parë banditët shqiptarë kishin tentuar të vidhnin banesën e deputetes Voultepsi në Koropi por nuk kishin mundur të hynin.

Midis futbollistëve që kishin grabitur ishin edhe futbollistë të Olympiacos dhe kontretisht:

-Bibras Natkho- Olympiacos/ -Pape Abou Cissé- Olympiacos/ – Emmanuel Emenike- Olympiacos. -Omar Elabdellaoui- Olympiacos/ – Vadis Odjidja-Ofoe- Olympiacos/ – Mehdi Carcela- Olympiacos/ -José Sá- Olympiacos/ -Matías Nahuel- Olympiacos/ -Sergio Araujo-ΑΕΚ.