Kapen në Vlorë hajdutët shëtitës, i vodhën çantën një zonje në Fier

505
Sigal

Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Policia e Vlorës ka shoqëruar dy adoleshentë, të akuzuar për vjedhjen e një zonje me 1 shtator  të këtij viti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” qytetin e Fierit ku shtetasit  K.B 13 vjeç dhe R.L 14 vjeç, të dy banues në Vlorë,  i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll, 40 vjeçe.

Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë:

– 659.000 lekë të reja,

– 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll.

Veprimet  proceduriale të mëtejshme në lidhje me  personat e dyshuar të kësaj ngjarje do kryhen nga  Drejtoria  Vendore e  Policisë Fier.