Kapen në flagrancë të rinjtë nga Kavaja, grabitën studentët kosovarë në hotel

42
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Të arrestuarit janë Endri Leçini 22 vjeç dhe Skerdi Rexhepi 24 vjeç, të dy lindur dhe banues Kavajë.
Sipas bluve, “ më datë 01.10.2015, patrulla e policisë te Stacionit të Policisë Golem, ka marre dijeni se në një kompleks në Golem- Kavajë , dy persona ishin futur në banesat ku pushonin studentët nga Kosova dhe po i grabisinin ata”.
Menjëhere patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kapur në flagrancë në brendesi të objektit, shtetasit Endri Lecini dhe Skerdi Rexhepi.
Nga kryerja e veprimeve proçeduriale rezulton se shtetasit e mësipërm janë futur në dhomat ku pushonin pushuesit kosovarënga ballkonet e objektit.
Me anë të kërcënimit, ata kanë kontrolluar sendet dhe veshjet e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip Fiat me targa AA109GK, dy aparate celulare, një sasi prej 1255 euro dhe 30 mijë lekë.
Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.