Kapen në flagrancë dy të rinjtë nga Vlora, ja për çfarë akuzohen

154
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohen për vjedhje. Sipas të dhënave zyrtare Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë sot shtetasit:
K. Belaj, 20 vjeç, banues në Vlorë,
E. M., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka kryer arrestimin e tyre pasi gjatë natës në lagjen “Qeriba Dërri”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në depon e banesës së shtetasit V.E., dy grupe motorësh 50 kubik.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.