Kapen me mbi 250 mijë Euro drogë, pranga 2 shqiptarëve. Emrat

607
Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 38 vjeç, u arrestuan nga karabinierët e Villalvernia në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

Sigal

Oltion Mani dhe Vladimir Prroj, u ndaluan mbrëmjen e djeshme kur policia rrethoi zonën industriale të Tortonës, raportojnë mediat lokale.

Pasi ndaluan mjetin me të cilin lëviznin dy shqiptarët, karabinierët vërejtën një pako e hedhur tek një bimë pranë makinës. Aty u gjendën 900 gram kokainë e ngrirë.

Kërkimi nga efektivët edhe në dy shtëpitë e shqiptarëve çoi në zbulimin e një vendi të posaçëm për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës.

Shitja me pakicë e substancës së konfiskuar do të gjeneronte mbi 250 mijë euro, sipas medieve lokale.