Kapen me 50 kg marijuanë në banesë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

556
Policia Italiane e qytetit të Venecias ka arrestuar në komunën Mira të provincës së Venecias dy shqiptarë, Ladi Ndoja 36 vjec, dhe Lorenc Dona 31 vjec me akuzën e zotërimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në banesat e tyre janë sekuestruar mbi 50 kg marijuanë, shumica e të cilës qe fshehur në garazhdin e shtëpisë së Shqiptarit Ladi Ndoja.

Gjithashtu Shqiptarit Lorenc Dona i janë gjetur një shumë e konsiderushme parash të thata, si dhe celësat e një kapanoni në qytezën Vigonovo, pranë vendbanimit të tyre, ku ishte fshehur materiali i nevojshëm që përdorej për kultivimin e lëndës së marijuanës.

Të dy shqiptarët e arrestuar jetojnë prej vitesh në Itali dhe janë të pajisur me leje të rregullt qëdrimi. Ka qënë një vajtje-ardhje e vazhdueshme e personave të ndryshëm në banesat e tyre, që ka çuar në dyshimet e policisë Italiane dhe identifikimin e aktivitetit të tyre ilegal.
Sigal