Kapen mashtruesit e së paku 10 shqiptarëve për gjoja dokumente gjermane

472
Në Klinë të Kosovës janë arrestuar dy meshkuj për mashtrim me dokumenta. Në raportin e Policisë thuhet se këta dy të dyshuar, në periudha të ndryshme kohore kanë mashtruar disa qytetarë shqiptarë duke iu marrë shuma të konsiderueshme të parave, për rregullimin e dokumentave për punësim në Gjermani, transmeton Koha.net.

“Si viktima janë identifikuar deri tani dhjetë meshkuj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia.
Sigal