Kapen dy të rrezikshëm në Tiranë, të kërkuar për tentativë vrasje dhe vjedhje

663
Policia e Shtetit vijon punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kështu policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje si dhe vjedhje. Nga të dhënat zyrtare mësohet se është ndaluar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, shtetasi Sergeto Turullaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin numër 931 datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 – 22, 278/2 të Kodit Penal.
Po ashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin numër 225 datë 28.04.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 134/2, 278/2 të Kodit Penal.
Më datë 15.04.2017, në rrugën “Kongresi i Përmetit” shtetasi Sergeto Torullaj në bashkëpunim me shtetasin D. Y., kanë tentuar të vrasin shtetasin L.SH.
Ndërkohë me datë 26.04.2017 ky shtetas në bashkëpunim dyshohet të ketë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu nga shërbime e Komisariatit të Policisë nr. 2 është bërë shpallja në kërkim i shtetasit të mësipërm pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjeve të 3 banesave në Tiranë.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e komisariatit nr 4 kanë kapur shtetasin Edmond Mamushi, 41 vjeç, banues në Përmet.
Pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për llogari të D.V.P. Gjirokastër. Më datë 16.10.2016 në Përmet për motive hakmarrje ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin J.H.
Sigal