Kapen dy të rinjtë që kërcënonin një vajzë me fotot intime

477
Sigal

Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë Vendore, arriti të zbulojë brenda dy ditësh autorët e një “gjobvënie”, të cilët i kërkonin shumën 1 mijë euro një shtetaseje, pasi në të kundërt do t’i publikonin në rrjetin social “Facebook” disa foto intime të saj. Pas kallëzimit të të dëmtuares u arrit të zbuloheshin dhe të ndaloheshin dy autorët e kësaj vepre penale. Ata janë E. Shkambi, dtl.1991 dhe N. Gurraj, dtl. 1995. Dy personat e dyshuar kishin arritur të hynin në adresën personale të të dëmtuarës në rrjetet sociale dhe prej aty kishin marrë fotot e saj. Pasi kishin arritur të realizonin këtë ndërhyrje, po nëpërmjet rrjetit social, ata kanë kontaktuar me të dëmtuarën, të cilës i kërkonin shumën 1 mijë euro, pasi në të kundërt fotot e saj intime do të publikoheshin në faqet e internetit.