Kapen dy të rinjtë nga Tirana, i morën me forcë paratë 37-vjeçarit nga Durrësi

583
Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj nga Tirana pasi akuzohen për vjedhje. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Ismail Matrakulla, 31 vjeç, banues në Tiranë;
– Fatjon Metushi, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Në lagjen Nr.13, sipas policisë dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me forcë një sasi parash shtetasit M. N., 37 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim.
Sigal