Kapen dy korçare me 19 kilogramë kanabis

431
Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën me një sasi prej 19 kilogramë kanabis sativa.

Në pranga u vunë Elidon Zeqo 24 vjeç dhe Alban Mane 36 vjeç.

“Më datë 09.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në afërsi të banesave respektive të tyre në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 16,7 kg shtetasit Alban Mane dhe 2,2 kg shtetasit Elidon Zeqo lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sigal