Kapen 93 kg drogë në Shkodër, asnjë i arrestuar

436
Një sasi prej 92.5 kg kanabisi është sekuestruar në Shkodër, gjatë ditës së sotme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bashkëpunim me policinë e Shkodrës, në fshatin Qerret, Njësia Administrative Temal, Bashkia Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Maja e Qerretit, zonë e pyllëzuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale në 4 thasë dhe 2 bidona, një sasi lënde narkotike me peshë 92.5 kg kanabis.

Asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin, ndërsa policia njofton se po punohet për zbardhjen e rrethanave, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal