Kapen 700 kg kanabis në Kavajë, në rrugën drejt “Plazhit të Gjeneralit”. Si iu zuri pritë policia trafikantëve

408
Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në orët e para të mëngjesit. Pas aksionit të zhvilluar në Llakatund të Vlorës, një tjetër sasi e madhe është kapur këtë herë në fshatin Bago të Kavajës.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje në rrugën që të çon drejt “Plazhit të gjeneralit”, një furgon dhe në një makinë tip fuoristradë plot me drogë. Me të pikasur policinë, drejtuesit e mjeteve dhe shoqëruesit janë larguar. Policia që kishte ngritur prita në të gjithë zonën, në një vend tjetër ka ndaluar 4 persona.

Dyshimet e para janë që droga ka ardhur nga një rreth tjetër, me qëllim që të shkonte drejt “Plazhit të Gjeneralit” dhe më pas të transportohej me mjete lundruese drejt Italisë. Operacioni është në zhvillim e sipër për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik të drogës.
Sigal