Kapen 4 shpërndarës, shpërndanin drogë në gjimnaze e lokale nate

568
TIRANË – Katër të rinj nga Tiranë u arrestuan nga policia e kryeqytetit si pjesë e një grupi që shpërndanin kokainë në gjimnaze dhe në lokale nate. Aldo Xhani, Gjergji Priftuli, Roland Gjoni dhe Andi Arapi u prangosën në flagrancë në rrugën “Marco Boçari” pasi gjatë kontrollit, blutë e kryeqytetit i gjetën 23.6 gram lëndë narkotike kokainë, 6 qind mijë lekë të rinj dhe një peshore elektronike.
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në lokale nate, ku kohët e fundit në disa prej tyre është zbuluar se përdorej lënda narkotike.
Të arrestuarit
Aldo Xhani (Arapi), 30 vjeç, banues në Tiranë
Gjergji Priftuli, 30 vjeç, banues në Tiranë 
Roland Gjoni, 28 vjeç, banues në Tiranë 
Andi Arapi, 26 vjeç, banues në Tiranë
Sigal