Kapen 3 zjarrvënësit që rrezikuan tunelin e Krrabës, zbulohen gropat e qymyrit që hapën qëllimisht

549
Tre persona janë vënë në pranga nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 në Tiranë, pasi dyshohet se janë autorë të zjarrit mbi tunelin e Krrabës.
Shtetasit Armand Ukaj, 22 vjeç; Oltjan Deda, 26 vjeç; G.P, 17 vjeç; të tre banues në fshatin Krrabë, më datë 06.08.2017, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr mbi tunelin e Krrabës, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).

Ndalimi i tyre u bë i mundur pas një pune intesive hetimore disa ditore, për dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Sigal