Kapen 230 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit

521
Policia holandeze njoftoi kapjen e 230 kilogramë kokainë në portin e Roterdamit, të fshehur në një kontenier që vinte nga Brazili dhe që kishte për destinacion Britaninë e Madhe.
Roterdami, që ndodhet në veriperëndim të Holandës dhe është porti më i madh në Europë, është përballur me kapje të sasive të mëdha të drogës kohët e fundit, shkruan ata.
Në tetor, 400 kilogramë kokainë u kapën, edhe këto të fshehura në një kontenier me prejardhje nga Brazili. Në nëntor, 600 kilogramë drogë u zbuluan në një magazinë pranë portit, pranë qytetit Delft.
Sigal