Kapen 20 kg drogë, pranga 3 personave

573
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Në pranga ka rënë Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi e mbështjellë me ngjitës natribani.
Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës, kishte fshehur drogën në automjetin me targe AA 648 JO, i cili në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen e lëndës narkotike.
Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës është prangosur duke drejtuar automjetin me targe AA 449 JG, dyshohet të ketë shoqëruar automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.L, 45 vjeç banues në Durrës.
Ky person dyshohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 20 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, si dhe 3 automjete
Sigal