Kapen 12 kg kanabis në autobusin drejt Athinës

435
Pas një kontrolli me qen antidrogë të ushtruar në një autobus i cili ishte nisur nga Tirana në Athinë, janë sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale 12 kg drogë. Një sasi prej 12.5 kilogramë kanabis sativa është gjetur në bagazhet e një të riu shqiptar, i cili ishte nisur nga Tirana duke udhëtuar për në Athinë. Lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në autobus, në aksin rrugor Janinë-Kozanë. Policia greke ka bërë të ditur se është kontrolluar me qen antidrogë në autobus, ku më pas është gjetur edhe lënda narkotike e fshehur në bagazhin e një të riu shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, është parë gjithashtu se shqiptari nuk kishte as dokumente të rregullta. Ai është ndaluar dhe është dërguar në policinë e Janinës.
Sigal