Kanosi me armë nënë e bir, pranga 47-vjeçarit nga Burreli

116
Një 47-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se kanosi një grua bashkë me djalin e saj.
Xhemal Bruçi, banues në Burrel ishte shpallur në kërkim policor pasi më datë 13.07.2017, në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja F.T, 56 vjeçe, banuese në Mat, ku ka deklaruar se, së bashku me djalin e saj, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, Burrel, për motive të dobëta janë kanosur nga shtetasit Xhemal Bruçi, dhe L.B, të cilët dyshohen se i kanë kanosur nëpërmjet një arme.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat ka regjistruar procedimin penal dhe ka vendosur ndalimin e shtetasit të lartë përmendur si i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Kanosje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 84, 25, 278/1, të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.