Kanosi me armë bashkëfshatarin; arrestohet 37-vjeçari

430
Ndërhyrja në kohë e Patrullës së Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të armatosur. Burimet bëjnë me dije se shtetasi Martin Shpata, 37 vjeç, banues në fshatin Radostinë, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu shtetasin M.B., 32 vjeç, banues në Radostinë, Fier. Menjëherë në vendngjarje shkon patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen dhe neutralizimin e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe”Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.
Sigal