Sigal

Familja shqiptare Metko, ka qenë duke bërë udhëtimin e fundjavës i cili ka rezultuar fatal për ta.

Nga një përplasje me një dre, makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet.

Ndërkohë që kryefamiljari dhe djali i tij, 14 vjeçar humbën jetën,  gruaja dhe vajza e tij mbeten në gjendje kritike.

Policia raportoi të dielën në ora 10:19, se ajo iu përgjigj një përplasjeje në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.

Një automjet i drejtuar kah jugu kishte goditur një dre, pastaj kaloi në korsinë veriore, duke u përplasur me një makinë tjetër.

Image

Policia Provinciale e Ontarios, i shpalli të vdekur Fatos Metko, 45 vjec dhe djalin e tij 14-vjecar (F. Metko) ndërkohë që dy anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Bilanci i aksidentit është rritur duke patur viktima edhe nga automjeti i përplasur.

Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe e nëntëvjeçare A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.

Ndërkohë që i gjithë aksidenti mbetet nën hetim.