Kanabisi në Shkodër, policia prangos dy persona dhe procedon 4 efektivë

452
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për kultivim kanabisi dhe ka proceduar në gjendje të lirë edhe 4 funksionarë të shtetit për mos raportim.

Policia ka sekuestruar rreth 87 kubikë të kultivuar në gota plastike dhe kuti polisteroli në ambjentet e banesës së shtetasit Paulin Kola nga fshati Rrenc i Shkodrës.

Shtetasit kapur në flagrancë:
1. Paulin Kola, 35 vjeç, banues në Rrenc, Njësia Administrative Gur i Zi, Shkodër, (person me precedent kriminal) për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 284 e 25, Kodit Penal.

2. Zef Kola, 59 vjeç, banues në Rrenc, Njësia Administrative Gur i Zi, Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike ne bashkëpunim” e parashikuar nga neni 284 e 25, Kodit Penal.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Moskallzim Krimi”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shtetasit:
1- Pjerin Marku, 28 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Gur i zi, Bashkia Shkodër.
2- Kolë Marku, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Kryeplak i fshatit Rrenc, Njesia Administrative Gur i zi.
3- Rexhina Kola, 58 vjeçe, banuese në Rrenc, Njësia Administrative Guri Zi, Shkodër.
4- Marian Kola, 30 vjeç, banues në Rrenc, Njësia Administrative Guri Zi, Shkodër.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të metejshme.

Lidhur me këtë rast nga Drejtoria Vendore Shkodër ka filluar ecurinë disiplinore, si dhe do të kryhen veprimet nga SH.Ç.B.A dhe Drejtoria e Standarteve Tiranë, për punonjësit e policisë:

1- Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, Komisar S. B., , për shkelje të lehtë të disiplinës.
2- Shef i Policimit në Komunitet, Komisar I. H., për shkelje të lehtë të disiplinës.
3- Referent i SPZ , Nënkomisar E. Sh., për shkelje të rendë të disiplinës.
4- Specialist për Hetimin e Krimeve Nënkomisar Arben Hoxha., për shkelje të rendë të disiplinës.
5- Ndihmës Specialist SPZ në zonën Gur i Zi, Inspektor Eduard Mandia., i cili u pezullua paraprakisht nga detyra.
Sigal