Kamioni përplas për vdekje 37-vjeçarin

663
Një këmbësor ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në rrugën Elbasan – Librazhd, pasi është përplasur nga një kamion me targa Maqedonie.
Sipas policisë, aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Labinot Fushë, ku 26-vjeçari D.S. banues në Maqedoni, duke drejtuar mjetin tip Kamion me targa BT 631 DM, ka aksidentuar 37-vjeçarin A.M., banues në fshatin Griqan, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Sigal