Kamioni përmbyset në mes autostradës Kavajë-Rrogozhinë

516
Një kamion është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është kthyer në një krah në mes të rrugës.
Policia ndodhet në vendngjarje, por ende nuk bëhet e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident rrugor.
Grupi hetimor po kryen hetimet paraprake për të zbardhur dinamikën e aksidentit. 
Sigal