Sigal

Një tjetër aksident ka ndodhur sot pasdreke në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Paçram –  Mabe, ku një kamion, ka përplasur makinë tip “Benz”.

Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, por ende nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.