Kamioni me 574 kg kanabis, arrestohen dhe 2 bashkëpunëtorë

464
Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në lidhje me ngarkesën prej 574 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e fshehur në një kamion në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Policia arrestoi sot, 27 shkurt 2016 edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë. Droga ishte e fshehur në një kamion, drejtuesi i të cilit u arrestua dje në flagrancë.
Nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve : Janaq Koçeli, 58 vjeç , banues në Durrës, Lutfi Shabani, 45 vjeç, banues në Durrës. “Arrestimi i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore e proçeduriale të kryera, në vijim të këtij rasti, rezulton se të dy shtetasit e mësipërm, e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale në bashkëpunim me shtetasin Eldi Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës, të cilit iu konstatua lënda narkotike, në mjetin që ky i fundit drejtonte dhe kishte si destinacion Turqinë” Eldi Zahiri u arrestua dje. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.
Sigal