Kamioni i pret rrugën, përmbyset kamionçina në Vlorë

472
Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme.
Dy persona që po udhëtonin me një kamionçinë, u aksidentuan pasi i preu rrugën një kamion. 
Si pasojë kamioncina u përmbys duke lënë të plagosur të dy personat, të cilët u dërguan në spital.
Policia ka ndaluar shoferin e kamionit deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.


Sigal