Kamioni del nga rruga, humb jetën shoferi, rëndë shoku i tij

510
Një aksident me vdekje u shënua në Pogradec mbrëmjen e 19 majit.

Kamioni tip “Benz” me targa AA362 KK, ka dalë nga rruga për pasojë drejtuesi i mjetit, një 24 vjeç, i identifikuar me inicialet E.M, humbi jetën ndërsa u plagos shoku i tij pasagjer, një djalë 20 vjeç, i identifikuar me inicialet E.Z. 

Mësohet se 20 vjeçari pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Pogradecit, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sigal