Kamëz, në pranga dy persona, iu gjetën armë pa leje

438
Dy persona janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi iu janë gjetur armë pa leje. Gjatë kontrollit nga efektivët e Komisariatit nr.5, shtetasit Valentin Kaci dhe Gazmir Vogli janë arrestuar në Kamëz për “armëmbajtje pa leje”. Këta dy shtetas u konstatuan nga shërbimet e Komisariatit nr.5 me dy pistoleta, një tip Zastava dhe një TT, të cilat i mbanin pa leje.
Sigal