Kamëz/ Maunia përplas për vdekje kalimtaren

366
Një automjet tip maune ka përplasur për vdekje ditën e sotme një kalimtare. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Kamëz. Nga të dhënat e para mësohet se gruaja u përplas teksa kalonte rrugën. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal