Kamëz, dhëndrri plagos vjehrrin me automatik, gjatë një sherri në oborr

439
Sigal

TIRANE – Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë, ku dhëndrri plagosi me automatik vjehrrin e tij.
 
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë një grindjeje që Tafil Cani pati me vjehrrin e tij Përparim Koka për motive të dobëta. E gjithë skena ka ndodhur në oborrin e banesës së tyre rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa nga bluzat e Bardha të Spitalit të Traumës, mësohet se 65-vjeçari i ka shpëtuar rrezikut për jetën.
 
Pak momente pas plagosjes policia arrestoi Tafil Canën i cili ishte larguar nga banesa. Blutë e Tiranës nisën hetimet për të zbardhur motivet që detyruan Canin të plagosë me automatik vjehrrin e tij.