Kamëz/ Aksidentohet kryebashkiaku Xhelal Mziu, jashtë rrezikut për jetën

445
Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës është aksidentuar mesditën e sotme. Automjeti me të cilin udhëtonte Mziu u aksidentua pranë një karburanti në afërsi të Kamzës.
Sigal

Mësohet se mjeti me të cilin udhëtonte kryebashkiaku ka humbur kontrollin dhe është përplasur me derën e një garazhi. Menjëherë pas aksidentit, Mziu u transportua në një spital privat, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkaq ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ishte i vetëm apo i shoqëruar në makinë, në momentin e aksidentit kryebashkiaku i Kamzës.