Kalimtari godet policin me thikë befasisht në mes të stacionit të mbushur me njerëz

446
Sigal

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një punonjës policie goditet me thikë pas shpine në mes të stacionit qendror të Sidneit në Australi.

Autori shkon me qetësi drejt tij dhe e godet dhe më pas largohet nga ngadalë.

Hayden Edwards, 30 vjeç, u godit të premten rreth orës 6.45 me orën lokale.

Pamjet tregojnë sulmuesin me një thikë 30 cm të gjatë. Pas sulmit, polici u rrëzua në tokë. Ishin kolegët e tij ata që e transportuan me urgjencë për në spital.

Forcat e rendit arrestuan pak më vonë sulmuesin, i cili tentoi të largohej me tren nga vendi i ngjarjes.

Gjatë një konference shtypi të shtunën, policia tha se Edwards ishte me fat që shpëtoi me lëndime të lehta.

Ai pësoi një plagë të gjatë gjashtë centimetër dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje, duke dalë nga spitali të shtunën në mbrëmje.