Kakavijë, zbulohen 740 litra vaj ulliri kontrabandë

402
Sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë janë bllokuar gjatë dy ditëve të fundit në Doganën e Kakavijës nga strukturat e Antikontrabandës. Bëhet e ditur se vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë bllokuar 740 litra vaj ulliri dhe 1800 palë syze optike, të cilat do të futeshin ilegalisht. Vaji i ullirit është gjetur i ambalazhuara në kuti metalike gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, me targë IMP 6431. Ndaj subjektit u vendosën penalitetet përkatëse, bazuar në Kodin Doganor, ku vlera e detyrimeve dhe penaliteteve arrin në mbi 800.000 lekë. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër autobus të linjës Athinë-Tiranë, me targë ZAE 8759, u gjetën dhe më pas bllokuan 1800 palë syze optike të padeklaruara. Vlera e detyrimeve dhe penaliteteve shkon në mbi 250.000 lekë.
Sigal