Kakavijë, sekuestrohen bluza kontrabandë dhe të falsifikuara, ndalohen 2 bullgarë

407
Në Kakavijë, u bë sekuestrimi i një sasie malli kontrabandë dhe të dyshuara si marka të falsifikuara.
Për pasojë u bë ndalimi i dy shtetasve bullgarë, S.M dhe M.M, për veprën penale “Kontrabandë me mallra të liçensuar”.
“Këta shtetas, mbrëmjen e së enjtes, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, me automjetin tip Opel, me targa T4623KT, ku kishin të ngarkuara 114 bluza të markave “Armani Jeans”, “Hugo Boss”, “Ralph Lauren”, “Tommy Hilfiger”, të cilat dyshohen se janë marka të falsifikuara dhe nuk kishin dokumentacionin përkatës. Destinacioni i tyre ishte Italia”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Operacioni u realizua si rezultat i bashkëpunimit të Degës Doganore, Drejtorisë së Antikontrabandës dhe Sektorit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Vendore Gjirokastër.
Sigal