Kakavijë, sekuestrohen 46 kg lëndë narkotike, në pranga poseduesi

418
Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar rreth 46 kilogramë lëndë narkotike ditën e sotme dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesin e saj.
Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të automjetit tip Fiat me targë AA 360 LR, me drejtues mjeti shtetasin Ridvan Stankaj, 37 vjeç nga Shkodra, në pjesën e dyshemesë u konstatuan 53 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara si kanabis sativa, me peshë totale rreth 46 kg.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe destinacionin pëqrfundimatr të drogës si dhe për persona të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë trafik.
Sigal