Kakavijë, sekuestrohen 150 mijë euro të padeklaruara, nën hetim poseduesi

401
KAKAVIJË- Sekuestrohen 150 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, ndërsa ka nisur procedimi penal për një shtetas.

Burime nga policia bënë me dije se nën hetim është shtetasi me iniciale A.S., pasi në valixhen me të cilën ai udhëtonte u gjet sasia e eurove të padeklaruara. Sakaq, aksioni u ndërmor në doganën e Kakavijës nga Anti-kontrabanda dhe policia kufitare. Materialet në ngarkim të tij iu përcollën për veprime të mëtejshme prokurorisë.
Sigal