Kakavijë – Kapen 2 kg heroinë në një mikrobus të linjës Shkodër-Athinë

428
Goditet një rast i trafikimit të drogave të forta në pikën kufitare të Kakavijës. Policia kufitare ka sekuestruar 2 kg heroinë ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e saj Alban Kapllari, 36 vjeç , banues në Tiranë.
“Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Alban Kapllari me mjetin mikrobus të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijen e dytë, në frigoriferin e këtij automjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.
Nga kontrolli i imtësishëm nga grupi hetimor, në frigorifer u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 2 kg.
Sigal