Ka transferuar 1 miliardë lekë, arrestohet 43 vjecari italian

417
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin „Transaksioni“ ku është arrestuar një shtetas italian, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Italian Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence Itali , i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale të « Mashtrimit Kompjuterik », parashikuar nga neni 143/b i K.Penal në funksion të procedimit penal Nr.7895 te vitit 2015, pasi ky shtetas ka kryer transaksione nëpermjet POS, në data 03-06 Tetor 2015 në vlerën rreth 1 miliard lek në banka të ndryshme në shtete të ndryshme.
Sigal