Ka nisur pas mesnate pagesa në Rrugën e Kombit, deri tani asnjë organizim për protestë

465
Sigal

Mesnatën e sotme ka nisur aplikimi i tarifës së Rruges së Kombit. Sipas kompanisë koncensionare, procesi ka nisur pa probleme. Janë 10 sportele në total, ku do të kryhet kalimi i mjeteve dhe pagesa, ndërsa për banorët e Kukësit janë dy të tillë.

Kompania ka në dispozicion listën e automjeteve të regjistruara në sistem në të gjithë qarkun e Kukësit. Sa i përket zërave për protestë, zyrtarisht në polici nuk është marë asnjë leje, ndërsa në qytet nuk ka shenja organizimi, deri në momentet që flasim.

Ditët e fundit në këtë qytet ka pasur dhe një sërë kontrollesh nga forca RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, po pa specifikuar arsyen e këtij aksioni. Banorët thonë nën zë se kjo lidhej me frikën e përgatitjes së ndonjë proteste gjatë ditës së sotme.