Jurgen Mollës i ra të fikët kur e arrestuan

602
Gjatë momentit të arrestimit të ndërtuesit Jurgen Molla nga policia ky i fundit ka pasur komplikacione shëndetësore. Ai nuk e ka pritur arrestimin e tij nga policia, të cilët të maskuar dhe armë në duar kanë ndërhyrë me shumë vrull duke bërë arrestimin e biznesmenit Molla. Por ky i fundit është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat duke u shtrirë në tokë. Kjo situatë ka sjellë një situatë të pakëndshme, dhe prania e madhe e policëve me maska ka sjellë dhe tërheqjen e qytetarëve. Më pas biznesmeni e ka rimarë veten dhe se tashmë gjëndja e tij është e përmirësuar.
Nga burimet mësohet se Jurgen Molla kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga spitali pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në stomak. Siç duket për shkak edhe të kësaj ndërhyrje dhe emucionet e situatës ai ka pësuar humbjen e ndjenjave gjatë momentit të arrestimit. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Krimeve të Rënda do i drejtohet gjykatës së Krimeve të Rënda duke kërkuar masën e “arrestit në burg” për 14 personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar “Ballkan”.
Sigal