Joachim Pffeiffer: Vizita organizohet me qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve

493
Vizitë e Përfaqësuesve të Parlamentit Gjerman të Rajonit të Shtutgartit në Berat
Përfaqësues gjermanë të grupimit politik CDU të Rajonit të Shtutgartit zhvilluan një takim me Kryetarin e Bashkisë Berat, z. Petrit Sinaj. Takimi u organizua në kuadër të turit të vizitave që përfaqësuesit gjermanë po zhvillojnë në disa qytete të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi dhe Berati.

Gjatë takimit z. Sinaj i njohu pjesëmarrësit më prioritetet e zhvillimit të Bashkisë Berat në kuadër të reformës territoriale – administrative, me resurset e qytetit në fushën e turizmit dhe agro-biznesit, me zhvillimet e fundit urbane dhe me sfidat që shoqërojnë zhvillimin e qytetit si një atraksion turistik ndërkombëtar.

Në fjalën e tij z. Joachim Pffeiffer, anëtar në Parlamentin Gjerman dhe përfaqësues i CDU-së në Parlamentin Gjerman për zhvillimin ekonomik dhe atë energjetik, u shpreh se vizita organizohet me qëllim forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërmjet vendeve respektive dhe veçanërisht ndërmjet qytetit të Beratit dhe Shtutgartit. Rajoni i Shtutgartit ka nje ekonomi të zhvilluar, duke mbuluar 35% te prodhimit të përgjithshëm bruto të Gjermanisë.

Gjatë vizitës në Berat, Delegacioni Gjerman zhvilloi edhe ture në Qendrën Historike të Qytetit, duke vizituar Muzeun “Onufri” dhe më pas edhe atraksione të tjera të Kalasë. Në përfundim, grupi gjerman zhvilloi edhe një vizitë në kantinën e Verës “Çobo”.
Sigal