Jepet dënimi për vrasësit e Marvi Mihalit, ja sa vite burg

391
Sigal

Gjykata ka dhënë sot vendimin për katër të akuzuarit për vrasjen e 22 vjeçarit Marvi Mihali në verën e vitit 2017.

Gjykata ka vendosur të dënojë me 12 vite burg Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Allajn dhe me 19 vite burg autorin kryesor Dejvis Bitraj.

Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme.

Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.