Jarinë: Arrestohen tre persona për bombat e gjetura në autobus

538
Në vendkalimin kufitar Jarinë, në veri të Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona, të cilët kanë qenë në një autobus, në të cilin janë gjetur 2 bomba dore me detonatorë.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i operativës i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zheljko Bojic, i cili ka theksuar se me urdhrin e prokurorit kompetent, tre meshkuj janë privuar nga liria.
Besim Hoti, zëvendës i drejtorit të Policisë së Kosovës, më herët ka thënë se bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit dhe dy udhëheqësit e rrugës.
Siç është konfirmuar nga Policia e Kosovës, në autobusin me tabela të regjistrimit të Kragujevcit, kanë qenë rreth 50 udhëtarë, persona të zhvendosur nga Kosova. Supozohet se ata ishin nisur në mënyrë të organizuar që të votojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Sigal